Shpija e Kosoves

Archive for December 24th, 2009

“Zoti i Shpisë”, kësaj radhe Albulena Gjinajt i bëri një befasi shumë të mirë. Ajo pas pesë javësh qëndrimi në “Shpi”, pati mundësi ta shoh babain dhe shoqen e saj më të ngushtë. Sot banorët e “Shpisë”, festuan edhe festën e Krishtlindjes, me ç’rast të gjithë banorët uruan besimtarët e krishterë për festën e Krishtlindjes.

Sot në shtëpinë e Kosovës pati një atmosferë shumë të mirë, sepse ishte nata e krishtlindjes dhe të gjithë banorët ishin mjaftë të angazhuar për këtë festë. Njëra nga banoret e “Shpisë”, Albulena Gjinaj i përket fesë katolike dhe për të ishte përgatitur një befasi nga “Zoti i Shpisë”, ku në “Shpij”, kishte futur babanë e Albulenës dhe shoqen më të ngushtë të saj, të cilët për disa orë të tëra qëndruan në shtëpinë e Kosovës, me ç’rast babai i Albulenës u ndihmojë banorëve rreth përgatitjes së darkës.

Me këtë befasi u duk qartë se Albulenës iu bë shumë qejfi për këtë befasi, e sidomos kur dihet se pikërisht për festën e Krishtlindjes asaj ju realizua dëshira që t’i takojë të afërmit e saj, sepse për thuajse pesë javë ajo nuk ka takuar askënd të familjes.

Me këtë rast të gjithë banorët me anë të një letre, të cilën e kishin përgatitur më herët uruan të gjithë besimtarët krishterë për festën e Krishtlindjes.

Fjalimi i Zigridit ishte shumë prekëse, sepse u vërejt qartë se ai është mërzitur shumë për djalin e tij të vogël. Po ashtu edhe fjalimi i Sasës ishte tepër emocionues dhe me shumë lot. Ajo në letrën e saj e përshëndeti edhe nënën e saj biologjike, e cila e ka braktisur që nga mosha dy vjeçare, por siç thuhet zemra kurrë nuk e harron nënën e saj. Po ashtu Sasa falendëroj me gjithë qenien e saj njerkën e saj, e cila e ka rritur dhe asnjëherë nuk ka bërë dallime, sepse ajo gjithmonë e ka konsideruar Sasën si vajzën e saj.

Banoret ishin mbledhur ne oborr dhe flisnin per finalen e madhe te Shpis,i pyetur nga secili banore se kush jane kandidatet e forte te gjithe e veçuan Benin dhe Lenen,perveç Jerry-it i cili tha per mua Beni.Duke kaaluar pastaj me rend te Jehona e cil tha 2 emrat e lartpermendur por dukeshtuar edhe Zikon,Fadili veçoj Erlinden dhe Lenen,por emrat me te permendur ishin Beni dhe Lena,arsyet e banoreve per Lenen ishin sepse nje njeri i cili ben debate dhe eshte aktive çdokund ai eshte per finale”perfunduan disa nga banoret.


Statistikat

  • 101,492 vizita

Kush duhet te dale me 24 Dhjetor ?

Reklama

Kalendari

December 2009
M T W T F S S
 123456
78910111213
14151617181920
21222324252627
28293031  

Te eleminuarit e SHPIJA 2

Klikimet me te medha

  • None

Fituesi i SHPIJA 2 ?